Presidenti grek kërcënon Shqipërinë: Sjelljet ndaj pakicës greke, pengesë për integrimin në BE

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos gjatë një fjalimi me rastin e Pavarësisë së Greqisë, ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.

Gjatë një mesazhi për festën kombëtare të Pavarësisë së Greqisë, presidenti grek Prokopis Pavlopulos ndër të tjera ai ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë. Ai kujtoi edhe njëherë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit europian, duke vënë theksin në respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

“Sa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës evropiane. Megjithatë, ky është një parakusht për respektimin e plotë dhe të ndershëm të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane, dhe kështu për respektimin e sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore të njeriut.

Prandaj, sjelljet si këto ndaj Pakicës Kombëtare Greke, të cilat nënvlerësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore ose shkelin të Drejtat e Njeriut , p.sh. e drejta për pronë, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë, shkruan Shqiptarja.

Si një pengesë, çdo formë e kërkesës për “të drejtat” e supozuara krejtësisht të pabazuara të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorëve të paskrupullt nazistë siç është provuar historikisht, duke përfunduar se: Çështjet tona Kombëtare dhe Drejtësinë tonë Kombëtare, që në fund të fundit të mbrojnë Atdheun tonë të palëkundur, Njerëzit tanë dhe Kombit tonë”, u shpreh Prokopis Pavlopulos.