Vuçiç: Aktvendimi ndaj Karaxhiçit nuk nënkupton shfuqizim të Republika Srpskas

Presidenti serb tha se qëndrimi i tij në lidhje me vendimin e shkallës së parë për Karaxhiçin nuk ka ndryshuar, por beson se është e rëndësishme që Serbia të shikojë në të ardhmen

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se aktvendimi ndaj Radovan Karaxhiçit, i cili nga Haga u dënua me burg të përjetshëm, nuk do të thotë shfuqizim i Republika Srpskas. Ai shtoi se plotësisht janë joreale pritshmëritë se aktvendimi ka çfarëdo lidhje me mbijetesën e Republika Srpskas, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata që mendojnë se vendimi mund të nënkuptojë shfuqizimin e Republika Srpskas, përgjigja ime është se RS është një kategori e Dejtonit dhe kushtetuese, ndërsa në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit, një nga garantuesit e zbatimit të saj është Serbia dhe nuk do të ketë kurrëfarë shfuqizimi të RS-së dhe kjo është çështja qendrore dhe më e rëndësishme dhe që është reagimi i Serbisë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.

Sipas tij, qëndrimi i tij në lidhje me vendimin e shkallës së parë për Karaxhiçin nuk ka ndryshuar, por beson se është e rëndësishme që Serbia të shikojë në të ardhmen.