Ditmir Bushati: Paketa e bisedimeve me Greqinë përfshin edhe çështjen çame

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka konsideruar spekulime të shtypit grek lajmet se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është diskutuar për çështjen çame. Sipas tij me heqjen e ligjit të luftës, diskutohet edhe çështja e pronave.