Recep Tayip Erdoğan më 9 korrik do të japë betimin

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të hënën më 9 korrik, do të japë betimin në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të hënën më 9 korrik, do të japë betimin në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë (TBMM), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të burimeve të afërta me Kabinetin e presidentit të Republikës së Turqisë, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale më 24 qershor, Erdoğan të hënën, më 9 korrik, do të japë betimin në Kuvenin e Turqisë.

Pas dhënies solemne të betimit në Pallatin Presidencial në Ankara do të organizohet ceremoni me rastin e kalimit të këtij vendi në sistemin presidencial të udhëheqjes së shtetit.

Në Turqi më 24 qershor u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Në këto zgjedhje Erdoğan fitoi në rrethin e parë duke marrë 52.5 për qind të votave.