Çka është dialogu, dhe, a bisedojnë shqiptarët mes vete apo vetëm flasin!

Grekët e vjetër besonin se e vërteta zbulohet nëpërmes bisedimit (dialogos). Urtësia, thoshin ata, arrihet me komunikimin e ndërsjellë. Nga grekët bota mësoi dialogun, ndërsa romakët na falën aftësinë e të folurit. Të parët hynë në histori me urtësi (fryti i bisedimeve) të dytët u njohën me “të drejtën” (fuqia e retorikës).