
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në gjysmën e parë të vitit llogariten 10.9 miliardë lekë ose 58% e të ardhurave të parashikuara për të mbledhur gjatë të gjithë vitit.

Bujqësia në vendin tonë është sektori më dominues në shpërndarjen e vendeve të punës.

Shëtitorja e re përgjatë bregdetit në Vlorë siç njihet tashmë nga të gjithë “Lungomare”, do të zgjatet nga fushat e sportit deri te tuneli në zonën e njohur si Uji i Ftohtë.

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për peshkimin”, që synojnë të rregullojnë aktivitetin në këtë sektor dhe të nxisin një dinamikë të re zhvillimi.

Në 6 muajt e parë të vitit 2018, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksporti i grupit ‘materiale ndërtimi dhe metale’ rezulton të ketë rritje vjetore prej rreth 4.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar punën për të ngritur një stad të ri për kontrollin dhe sigurinë ushqimore në tregjet e vendit.

Në pasqyrën javore të punës së qeverisë, vihet re që sipas INSTAT ecuria e eksporteve gjatë muajit janar-qershor të vitit 2018 në krahasim me ato të vitit 2017 ka pësuar një rritje të ndjeshme, veçanërisht sektori minerar,i cili ka pësuar një rritje prej +34%, ndërsa më tej ndjekin, materialet e ndërtimit me +28.6%, ushqimet, pijet, duhani me +14.9%, si dhe tekstilet dhe këpucët me +9.3%.

Shqipëria ka potencial të rrisë eksportin e frutave dhe perimeve në destinacionet e BE-së, pasi ato janë tregje me vlerë më të lartë.

Rrezet e forta të dielit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës. Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qendrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

Pak kohë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi se janë 25 000 vende të lira pune në Republikën e Gjermanisë për infermierë. Ai specifikoi vende si Shqipëria dhe Kosova për nivelin e lartë arsimor që kanë infermierët tanë dhe për motivimin po ashtu të lartë që ata kanë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Gjermani.