10.9 miliardë lekë nga pushteti vendor në gjysmën e parë të vitit

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në gjysmën e parë të vitit llogariten 10.9 miliardë lekë ose 58% e të ardhurave të parashikuara për të mbledhur gjatë të gjithë vitit.

Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor në periudhën janar-qershor kapin vlerën e 25.8 miliardë lekëve.

Aktualisht, taksat e pushtetit vendor janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.

Nga taksa për pasurinë në 6 mujorin e parë të 2018-s u arkëtuan 3 miliardë lekë, nga taksa mbi biznesin e vogël 268 milionë lekë dhe nga taksa lokale 7.5 miliardë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor për vitin 2018 pritet të arrijnë nivelin 18.7 miliardë lekë, raporton ATSH.

Parashikimi për këtë grup taksash është bazuar në parashikimin për rritjen ekonomike nominale, si dhe në përmirësimin e pritshëm administrativ në mbledhjen e të ardhurave.