Rritet me 34% eksporti i mineraleve krahasuar me vitin 2017

Në pasqyrën javore të punës së qeverisë, vihet re që sipas INSTAT ecuria e eksporteve gjatë muajit janar-qershor të vitit 2018 në krahasim me ato të vitit 2017 ka pësuar një rritje të ndjeshme, veçanërisht sektori minerar,i cili ka pësuar një rritje prej +34%, ndërsa më tej ndjekin, materialet e ndërtimit me +28.6%, ushqimet, pijet, duhani me +14.9%, si dhe tekstilet dhe këpucët me +9.3%.

Sa i takon eksporteve për vitin 2018 peshën më të madhe e mbajnë tekstilet dhe këpucët me 40% më shumë. Më pas janë Ushqimet, me 10%, Prodhime druri e letre me 3%, ndërsa lëkura dhe artikujt e tjerë zënë 1%. Po ashtu kemi mineraret me 19%, Materialet e ndërtimit me 17%. 5% zënë makineritë dhe 2% janë produktet plastike dhe kimike. Statistikave.