
Me rishpalljen e reformës, duket se Enti Rregullator i Ujit po përdor një politikë më të shtrënguar ndaj shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, që janë kritikuar shpesh për performancë jo të mirë financiare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 180 kg djathë në tregun Agro-ushqimor në Tiranë. Sipas AKU-së, djathi rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj shprehet optimist për ecurinë e sektorit të turizmit gjatë këtij viti. “Këtë vit turizmi është në një rritje dyshifrore” tha Ahmetaj gjatë një takimi me sipërmarrjet e turizmit në Sarandë. Gjatë takimit, ai vuri theksin në rëndësinë e formalizimit.

Përgjatë gjithë vitit të kaluar, në Shqipëri janë regjistruar 24924 ndërmarrje të reja, të cilat e kanë çuar në 162 mijë numrin total të ndërmarrjeve në vendin tonë. Por, ku kanë investuar më së shumti shqiptarët?

Një nga hallkat e sistemit shëndetësor në vendin tonë që ka njohur progres nga viti në vit është vaksinimi.

Prej 15 vitesh, Euglen Mërkuri operon në tregun e prodhimit të bukës, ndërkohë që së fundmi ka zgjeruar biznesin edhe me produkte të pastiçerisë.

Izraeli evakuoi rreth 800 vullnetarë të “Helmetave të bardha” dhe familjet e tyre nga Siria dhe i dërgoi në Jordani gjatë natës së të shtunës, në një autokolonë të shoqëruar nga policia izraelite dhe automjetet e Kombeve të Bashkuara.

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara janë më pak se katër muaj larg. Zyrtarët po marrin masa për të parandaluar një përsëritje të ndërhyrjes ruse, të diktuar nga shërbimet amerikane të zbulimit gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Plazhi i Gjeneralit është një nga plazhet më të bukura dhe të pastra të Adriatikut, i vendosur midis dy kepave shkëmbore dhe i rrethuar nga shpate të buta e të gjelbra kodrinore.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim të dielën me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.