Bushati takon Ministrin Gjerman Roth: Konsolidimi i Reformës në Drejtësi, thelbësore në rrugën drejt BE-së

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim të dielën me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim të dielën me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Michael Roth, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, siç bëri të ditur Ministri Bushati gjatë konferencës për shtyp, është folur për rëndësinë e konsolidimit të reformave, veçanërisht konsolidimi i Reformës në Drejtësi për ti dhënë vendit një Gjykatë Kushtetuese dhe të lartë siç e meriton vendi, brenda standardeve europiane.

“Fokusi i vizitës është  rruga e vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Një rrugë që është skicuar nga ana e vendeve anëtare të BE, në kuadër të procesit të bisedimeve për anëtarësimin. Në këtë kontekst, dua t’ju falënderojë edhe njëherë tjetër ju dhe qeverinë Gjermane për mbështetjen e pakursyer që i keni dhënë Shqipërisë, jo vetëm në procesin e vështirë të reformave që kemi ndërmarrë, por kryesisht dhe për diskutimet dramatike, që u zhvilluan në Luksenburg, ku vendi juaj dhe ju ishit pjesë e asaj mazhorance të madhe të vendeve të BE-së në mbështetje të nisjes së bisedave për anëtarësimin e vendit tonë”, – tha Bushati.

“Sy dyti, e informova mikun Roth, se javën e shkuar miku ynë Hahn, në vizitën dhe diskutimet e bëra në Tiranë me qeverinë Shqiptare, hodhi hapin e parë në procesin e “Screening” dhe dua që të përfitojë dhe njëherë tjetër për të nënvizuar rëndësinë e madhe që ka ky proces edhe pse në dukje duket si një proces teknik, pra inventar të ligjeve me normave të BE-së. Në të vërtet e konsiderojmë këtë proces të një rëndësie jetike sepse përmes këtij përkushtimi, modeli europianë do penetrojë në zemër të funksionimit të modelit europianë për funksionimin e institucioneve në vendin tonë.”, – theksoi Bushati

Në fjalën e tij ministri Bushati u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit si dhe në konsolidimin e reformës së Vetting-ut, raporton ATSH.

“Së treti ndamë pikëpamjen se viti para nesh është një rrugë me sfida, është një vit i rëndësishëm dhe aspak i lehtë. Kemi një  pasqyrë të qartë të sfidave që shtrohen para nesh. Në planin e brendshëm duhet të konsolidojmë reformat për sundimin e të drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, thellimin dhe konsolidimin e Vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe Drejtësisë në tërësi. Këto nuk bëhen brenda një periudhe të shkurtër, brenda 3 muajsh, 6 muajsh apo 1 viti apo 2 viteve, por kur të realizohen duam që shqiptarët të pyeten për cilësinë e jetës dhe të ndjejnë ndryshimin e cilësisë së drejtësisë në vend. Ne, në kuadër të reformës në drejtësi duam ti japim Shqipërisë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë që meriton”, vijoi Bushati, duke shtuar se shumë e rëndësishme në këtë proces është dhe përfshirja e shoqërisë civile si përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesit të biznesit dhe qytetarëve në tërësi.