AKU bllokon 180 kg djathë në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 180 kg djathë në tregun Agro-ushqimor në Tiranë. Sipas AKU-së, djathi rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 180 kg djathë në tregun Agro-ushqimor në Tiranë. Sipas AKU-së, djathi rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte.

Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua se: “subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti A. H në Shkodër me Nipt K46823021D.”

Pas kontrollit, DRAKU Shkodër ka nisur inspektimit në këtë subjekt, ku rezultoi se kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi sipas AKU-së nuk zotëronte asnjë dokument shpjegues mbi produktin.

Ndërkohë, referuar ligjit në fuqi çdo subjekt duhet të ketë të dhëna të plota të dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.

Nisur nga kjo, AKU Shkodër mori masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe vendosi po ashtu bllokimin e djathit të falsifikuar, i cili do të asgjësohet sipas procedurave përkatëse.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes AKU-së vijon kontrollet në të gjithë vendin, teksa ka shtrënguar akoma më shumë masat ndaj subjekteve abuzues me sigurinë ushqimore.