Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos një sasi lëndë plasëse në derën e banesës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, delegacioni i BE shprehet se “dënon sulmi ndaj gjyqtarit dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”.
“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në reagimin e BE.