Category Lajme

Partitë e vogla opozitare: Kjo është platforma për zgjidhjen e krizës

Grupimi i partive të qendrës së djathtë, që janë njëkohësisht edhe aleatët e Partisë Demokratike, paraqitën sot një platformë për zgjidhjen e krizës politike. Duke i qëndruar besnikë marrëveshjes së firmosur për të qenë pjesë e një koalicioni opozitar, krerët e 5 partive të vogla, e shohin të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.