Socialistët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Spanjë

Partia Socialiste e qendrës së majtë fitoi zgjedhjet në votimin e së dielës, duke grumbulluar thuajse 29 për qind të votave, ku tani do të përpiqet të formojë qeveri

Partia Socialiste e qendrës së majtë fitoi zgjedhjet në votimin e së dielës, duke grumbulluar thuajse 29 për qind të votave, ku tani do të përpiqet të formojë qeveri.

Zgjedhjet e treta parlamentare në Spanjë brenda katër viteve kanë bërë pak për të larguar pasigurinë mbi të ardhmen politike të ekonomisë së katërt më të madhe në eurozonë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Partia Socialiste e qendrës së majtë fitoi zgjedhjet në votimin e së dielës, duke grumbulluar thuajse 29 për qind të votave, ku tani do të përpiqet të formojë qeveri.

Por me vetëm 123 deputetë në Kongresin e deputetëve prej 350 vendeve, duhet të negociojë mbështetjen e partive më të vogla rivale për të miratuar legjislacionin.

Madje edhe një aleancë me partinë e majtë ekstreme të masave anti-shtrënguese United We Can (Të Bashkuar Mundemi) nuk do t’i jepte socialistëve numrin kyç prej 176 vendeve.

Pasqyra politike e Spanjës është fragmentuar më tej, me partinë ekstremiste të djathtë Vox, e cila ka hyrë në parlamentin kombëtar.