Përmirësimi i rrjetit elektrik në zonat turistike, po shihen me prioritet nga ana ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport të zgjeruar për qeverisjen elektronike, pra shërbimet publike të qytetarëve të cilat mundësohen elektronikisht, duke shmangur radhët e gjata dhe humbje kohe të pakuptimta.
Vendet e Bashkimit Europian do të pësojnë një goditje në ekonomi që do të jetë ekuivalente me 1.5% të prodhimit vjetor, nëse Britania del pa arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Shkëmbimet e mallrave gjatë gjysmës së parë të vitit kanë pësuar rritje si në eksporte ashtu edhe në importe, krahasuar me një vit më parë.
Një nga pikat me zhvillimin më të shpejtë në programin “100 Fshatra” do të jetë artizanati.
Shqipëria tashmë e ka mundësinë e hapjes së 300 mijë vende të reja të punës në sektorin e turizmit, falë përparësisë që i është dhënë këtij të fundit, ndërkohë që numri i turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, është rritur.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngritur një urë të re bashkëpunimi përmes krijimit të Fondit të Ballkanit Perëndimor (FBP), i cili vlerësohet të ketë një impakt pozitiv në rajon e që do ta shtrijë e pasurojë në formë e në përmbajtje bashkëpunimin rajonal.
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, informoi sot se vetëm 20% e ngarkesave me perime në pikat e inspektimit kufitar maqedonas do të mostrohen.
Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin për Aktivitetin kreditues për tremujorin e dytë, sipas të cilës rezulton se bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për individët janë lehtësuar.
Standardet e kreditimit për individët u raportuan më të lehtësuara në tremujorin e dytë për blerje banese.