Turizmi në Shqipëri, 300 mijë vende të reja pune

Shqipëria tashmë e ka mundësinë e hapjes së 300 mijë vende të reja të punës në sektorin e turizmit, falë përparësisë që i është dhënë këtij të fundit, ndërkohë që numri i turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, është rritur.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha sot se “e kemi mundësinë tashmë të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte nga sektori i turizmit”.

Sipas tij, “ne kemi arritur që me politika të përbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një lek i investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë”.

Ndërkaq, Klosi nuk ka harruar të theksojë edhe se vendi ynë tashmë ka një mundësi të artë në turizëm.

“Mundësinë e artë që ka Shqipëria tashmë për të marrë hapin e madh për të kaluar nga turizmi i zhvilluar me sakrifica për të kaluar te turizmi që do të zhvillohet përsëri me sakrifica. Këtu unë do doja të isha përsëri shumë mirënjohës për të gjitha sakrificat tuaja për një turizëm që zhvillohet me standarde europiane e që na bën ne të krahasueshëm me një treg të vështirë europian edhe rajonal i zhvillimit të turizmit”, – ka përfunduar ai.