Lehtësohen procedurat e kreditimit për individët

Banka e Shqipërisë ka publikuar Vrojtimin për Aktivitetin kreditues për tremujorin e dytë, sipas të cilës rezulton se bazuar në perceptimet e bankave tregtare, standardet e kreditimit për individët janë lehtësuar.

Sipas këtij raporti, kërkesa për kredi u raportua më e lartë në tremujorin e dytë, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në tremujorin e tretë të vitit 2018 bankat presin standarde pothuajse të pandryshuara, si në kategorinë e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve, raporton ATA.

Vrojtimi vlereson se, kërkesa pritet të qëndrojë në nivele të ngjashme me tremujorin e dytë në segmentin e bizneseve, ndërkohë që për atë të individëve pritet të jetë lehtësisht më e lartë. Normat e interesit mbi kreditë në lekë priten të reduktohen, ndërsa ato në valutë të rriten në tremujorin në vazhdim.