UNESCO: 750 milionë persona në botë janë analfabetë

Edhe pse numri i personave që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë është rritur ndjeshëm në 50 vitet e fundit, në mbarë botën ka ende 750 milionë njerëz, dy të tretat e të cilëve janë gra, që ende nuk dinë të shkruajnë e lexojnë, sipas UNESCO-s.