Category Arsim

Universiteti Bujqësor hap një degë të re studimi

Universiteti Bujqësorë i Tiranës ka çelur programin e ri të studimit në Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit. 100 studentë do të kenë të drejtë të zgjedhin degën e re pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ky program i ri studimi ka për qëllim të përgatisë nutricionistët dhe dietëlogët e ardhshëm.

Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë, Meta dekreton ligjin

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte ligjin nr. 48/2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën.