Britani, shitet takëmi për ngrënie i Hitlerit

Takëmi për ngrënie i përbërë nga thikat, pirunët dhe lugët, të përdorura nga lideri i Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler, u shit për 12.500 sterlina

 Takëmi për ngrënie i përbërë nga thikat, pirunët dhe lugët, të përdorura nga lideri i Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler, u shit për 12.500 sterlina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm të BBC-së thuhet se takëmi i argjendtë për ngrënie, i porositur posaçërisht për Hitlerin, në ankandin e organizuar në qarkun Dorset, në jugperëndim të Britanisë së Madhe, është shitur për 12.500 sterlina.

Në një deklaratë nga Shtëpia e ankandit Sherborne thuhet se takëmi i përbërë prej 2 thikave, 3 lugëve dhe 3 pirunëve është përgatitur për 50 vjetorin e lindjes së Hitlerit dhe se mbi ta gjendej logoja e shqiponjës naziste, shenja e svastikës si dhe inicialet e Hitlerit.