Berat, të rinjtë e “Smile Albania” ndihmojnë 4 mijë turistë të huaj

Të rinjtë e angazhuar me projektin e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit “Smile Albania” në Berat, çdo ditë i gjen në aktivitet të ngjeshur pune duke pritur dhe udhëzuar turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e Beratit.

Grupet e punës të ndarë në disa pika destinacionesh turistike si objektet historike dhe muzeale të qytetit,  po japin informacionin e duhur dhe profesional kryesisht tek turistët e huaj. Informacioni jepet nëpërmjet flet-palosjeve,hartave turistike të përgatitura nga MTM, si dhe fletë me informacione konkrete të përgatitura në bashkëpunim me drejtorinë e Monumenteve të Kulturës Berat, shkruan ATSH.

Deri më sot, në këto 2 javë të strukturimit të grupeve me të rinj, u është ofruar informacion rreth 4 mijë turistëve të huaj.