Berat, gjenden pa jetë një çift të moshuarish; u hodhën nga kati i gjashtë

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Pjeshkorja” në qytetin e Beratit, policia ka gjetur një çift të moshuarish të pajetë.

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Pjeshkorja” në qytetin e Beratit, policia ka gjetur një çift të moshuarish të pajetë.

Ata dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre. Sipas policisë, çifti, dyshohet se kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem, duke u hedhur nga lartësia e madhe.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Informacion paraprak

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.