Belinda Balluku: Në 5 vite, janë shembur 11000 ndërtime abuzive

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalë së saj në Kuvend është shprehur se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë që ajo drejton ka sjellë rezultate të prekshme në territor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalë së saj në Kuvend është shprehur se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë që ajo drejton ka sjellë rezultate të prekshme në territor.

Ajo nënvizoi se në pesë vitet e fundit u ndërhy në 11000 ndërtime abuzive apo pa leje, falë bashkëpunimit të inspektoratit ndërtimorë dhe policisë së Shtetit.

Balluku tha se angazhimi i qeverisë për ndërhyrje në territor ishte një sfidë që kërkonte dhe bashkëpunimin e policisë.

“Reforma territoriale, solli përfshirje e uniformave blu për të sjellë ligj e rend aty ku nuk ishte kishte prej kohësh”, tha Balluku, shkruan ATA.

“Zaptimi pronës shtetërore e private, mosrespektimi i normave komunitare apo abuzive kërkuan ndërhyrje rregullatore që s’mund të realizoheshin pa Policinë e Shtetit. Askush, theksoi Balluku, s’do ta besonte se kioskat kërpudha do të largoheshin nga sheshet, për t’i lënë vend hapësirave kreative dhe transformimit të Rilindjes Urbane, që do të transformonte qendrat e qyteteve”, theksoi Balluku.

“Mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë ka një bashkëpunim të plotë. Ministria e Infrastrukturës ushtron kontroll përmes inspektorateve për disiplinimin e ndërtimeve pa leje në akset e reja që hapen, apo në akset ekzistuese. Kemi ndërhyrë në qendrat urbane në kuadër të programit Rilindja Urbane, anës lumenjve në situatën e rikualifikimit urban, apo buzë liqeneve si në Pogradec apo Belsh… etj.”, tha Balluku, duke theksuar se në të gjitha ndërhyrjet policia ka qenë e pranishme për të garantuar sigurinë dhe rendin në zbatim të ligjit.

“Ka pasur çaste të veçanta në bashkëpunimin mes IKMT-së dhe Policisë së Shtetit. Duke asistuar policinë dhe anasjelltas në përpjekje tërësore rregulluese në të gjitha të drejtimet. Në këtë kuadër kemi arritur në pesë vite të ndërhymë në 11000 ndërtime abuzive apo pa leje”, tha Balluku në fjalën e saj në Kuvend, duke folur për ndryshimet në ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit.