Behgjet Pacolli: Presidenti Thaçi nuk ka asnjë plan për ndryshim kufijsh

 Ministri i Jashtëm i Kosovës  Behgjet Pacolli, deklaroi sot se Presidenti i Kosovës nuk ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.

Ministri i Jashtëm i Kosovës  Behgjet Pacolli, deklaroi sot se Presidenti i Kosovës nuk ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.

Në një intervistë për televizionin publik, Pacolli tha se “kreu i shtetit, Hashim Thaçi është negociator i vyer dhe nuk do ta lejonte  cenimin territorial të vendit tonë. Garantoj se presidenti nuk ka asnjë plan, që në tavolinat e dialogut ta sjellë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, Pacolli shtoi se “në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve”, përfundoi Pacolli./ Kosova Press