Basha i përgjigjet videos së Ramës po me një video

Postimeve të shumta të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndërtimin e teatrit të ri, kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur po nëpërmjet postimit të një videoje në rrjetet sociale.

Në videon e shpërndarë, Basha tregon, çfarë po ndodh me truallin e Teatrit Kombëtar.

Në postim, Basha, gjithashtu i referohet, edhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të cilit, ditën e martë, iu ndalua hyrja në SHBA.

Basha në video thekson: “Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni si mashtron hajduti psiqik për Teatrin”. /Dita