Arrin në Turqi edhe një kontingjent i vaksinave kineze

Vaksinat do të shpërndahen në spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë Turqinë pasi të kryhen testet e nevojshme

Një avion që mbante kontingjent të vaksinës kineze Sinovac kundër koronavirusit të ri(COVID-19) u ul sot në mëngjes në kryeqytetin turk Ankara, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vaksinat do të shpërndahen në spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë Turqinë pasi të kryhen testet e nevojshme, tha ministria në një deklaratë.

Turqia ka nënshkruar marrëveshje me firmën kineze Sinovac për sigurimin e 100 milionë dozave të vaksinës.

Turqia ka administruar mbi 25,33 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv më 14 janar, sipas shifrave zyrtare.

Më shumë se 14,7 milionë persona kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa dozat e dyta u janë dhënë mbi 10,62 milionë personave.

Deri më sot, Turqia ka dhënë vaksinat Sinovac dhe BioNTech, me dërgesat e para të vaksinës Sputnik V që pritet të arrijnë në vend këtë muaj.