Arrestohet shqiptari në Itali pasi shiste kokainë në bregdet

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar në brigjet detare të Cesenatico, në Itali.

Pas hetimeve ai rezultoi se shiste kokainë në plazh, për konsumatorët e rregullt.

Sikurse raportojnë mediet fqinje shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur me vendbanim në qendër të Cesenatico bënte disa xhiro me makinë në bregdet dhe shiste kokainë.

Arrestimi i tij u bë sapo ka dalë nga shtëpia, ku po përgatitej për të bërë disa furnizime me kokainë.

Gjatë kontrollit ushtruar në makinë policia gjeti dhe sekuestroi 10 gram drogë, të ndarë në doza brenda mbajtësit kryesor të motorit, 200 euro dhe një celular.

Pas kërkimit në shtëpi policia gjeti edhe 35 gramë kokainë, futur në një qese me oriz, e ndarë në 12 doza dhe që përmbante dy vezë si ato të surprizave të vezëve Kinder. /noa.al