Arrestohet Liridon Pula, drejtori i Kadastrës së Durrësit

Drejtori i Kadastrës në Durrës Liridon Pula është shoqëruar nga policia pas dyshimeve se mund të jetë përfshirë në skema abuzimit dhe korrupsioni me detyrën e tij.

Ende nuk është mësuar ekzaktësisht se për çfarqë dosjesh është i akuzuar drejtori i Durrësit, shkruan Ekspress, teksa vetëm pak ditë më parë po në këtë kadastër u arrestuar ish nëndrejtoresha e institucionit dhe u shpall në kërkim ish- drejtori i ALUIZNI-t të Durrësit.

Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë anti-ligjore.