Armëpushim në mes të Hamasit dhe Izraelit

Hamas ka njoftuar se me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe palës ndërkombëtare është arritur armëpushim në mes të Izraelit dhe lëvizjeve të rezistencës palestineze

Hamas ka njoftuar se me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe palës ndërkombëtare është arritur armëpushim në mes të Izraelit dhe lëvizjeve të rezistencës palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Hamasit, Fevzi Berhum në një deklaratë me shkrim tha se “Me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe palës ndërkombëtare, është arritur armëpushim në mes të lëvizjeve të rezistencës palestineze dhe Izraelit”.

Në deklaratë nuk janë dhënë më shumë detaje.

Izraeli me pretendimin se është gjuajtur me armë zjarri ndaj ushtarëve të tij në kufi, dje pasdite filloi sulmet ndaj Gazës me avionë luftarakë dhe me tanke. Si pasojë e sulmeve 4 palestinezë ranë dëshmorë.

Ushtria Izraelite bëri të ditur se një ushtar i saj ka humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ana e Gazës.

Në një deklaratë nga ushtria po ashtu ishte njoftuar se në sulmet e djeshme ndaj Gazës janë goditur 15 objektiva të Brigadave İzzeddin el-Kassam.