Arabia Saudite: Khashoggi vdiq pas grindjeve brenda konsullatës saudite

Arabia Saudite po ashtu ka theksuar se 18 shtetas sauditë janë arrestuar lidhur me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

 Arabia Saudite ka deklaruar se Jamal Khashoggi ka vdekur pas grindjeve brenda konsullatës saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Arabia Saudite po ashtu ka theksuar se 18 shtetas sauditë janë arrestuar lidhur me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ata që kanë lidhje me vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi do të mbajnë përgjegjësi”, theksoi Arabia Saudite.

Arabia Saudite po ashtu largoi nga posti i tij kreun e agjencisë së përgjithshme të inteligjencës së vendit, Ahmed Asiri, si dhe vendosi të formojë komitet ministror për ristrukturimin e agjencisë.

Riadi zyrtar theksoi se informacioni i dhënë nga Turqia ndihmoi Mbretërinë të zbulonte të vërtetën për vrasjen e gazetarit Khashoggi.