Ankimimet e PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit, KAS merr sot vendimin për 24 QV për qarkun e Beratit

Mbledhja nisi në orën 10:00, ashtu siç ishte parashikuar...

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS), është mbledhur sot për të dhënë vendimin pas shqyrtimit të ankesave për zgjedhjet per 24 qendra votimi në qarkun e Beratit. Mbledhja nisi në orën 10:00, ashtu siç ishte parashikuar.

KAS përmes një njoftimi bëri me dije një ditë më parë se dhënien e vendimit e shtyu për sot, pasi po merr në konsideratë mundësinë e pranimit të disa provave shtesë nga opozita, PD dhe LSI-ja. Kjo pasi iu duhej kohë për të verifikuar këto prova.