Ambasadori Soreca shkon në qendrën ku votohet elektronikisht. Ja mesazhi i tij

“Pak presion që punën ta bëni sa më mirë”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zbritur në terren për të parë nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”.

Në një prononcim për mediet, Soreca ka deklaruar se BE do të vëzhgojë procesin e votimit në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se ka shumë njerëz që po po na monitorojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Soreca shtoi se nuk dëshiron që t’ju bëjë presion, por pak duhet në mënyrë që të kuptohet rëndësia e këtij procesi.

“Ditën doja ta fillojë me këtu me këtë sistem të ri votimi. Dëshiroj t’ju uroj suksese dhe punë të mbarë. Ne do të jemi të pranishëm në gjithë Shqipërinë. Do të shikojmë punën tuaj që do të bëni për gjithçka që ka të bëjë me procesin. Dëshiroj që ta dini se ka shumë njerëz që po ju ndjekin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nuk dua t’jua bëj presion, por pak presion që ju kuptoni rëndësinë që keni”, deklaroi diplomati i BE.