ALSAR I DHURON ÇANTA SHKOLLORE NXËNËSVE NË LUGINËN E PRESHEVËS

Nën moton “Vëllazëri pa kufi”,Fondacioni “ALSAR” në vijimësi të zhvillimit të veprimtarisë se tij mirëbërëse shoqërore realizoi sot në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave në qytetet: Preshevë, dhe Bujanovc dhe Tërnovc projektin e dhurimit të çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike nxënësve të institucioneve arsimore publike.

Ceremonitë zyrtare të realizimit të këtij projekti u zhvilluan në shkollat publike. Në to morën pjesë Kryetari i Fondacionit “ALSAR” Z. Mehdi GURRA dhe perfaqësues të organizatës partnere IHH me qendër në Holandë që kontribuoi për sponsorizimin e këtij projekti.

Nëpërmjet realizimit të këtij projekti u mundësua dhurimi i 500 çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike për nxënësit e shkollave publike që i përkasin shtresave sociale në nevojë të kësaj zone.

Drejtuesit e institucioneve arsimore të këtyre qyteteve vlerësuan ndihmesën e vyer të Fondacionit “ALSAR” duke e konsideruar atë një akt fisnik të shprehjes së solidaritetit human ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë.