Aktorët i bëjnë thirrje qeverisë: Do uzurpojmë godinën e Teatrit Kombëtar

Debati për Teatrin Kombëtar, Kumbaro bojkoton seancën dëgjimore, Ndrenika: Këtu nis lufta

Ditën e sotme në Komisionin e Medias dhe Kulturës ishte caktuar zhvillimi i një seance dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar me  ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, por ajo nuk është paraqitur përpara kolegëve opozitarë dhe një përfaqësie të artistëve që kundërshtojnë shembjen e godinës.

Artistët ka përpiluar një letër publike, që i drejtohet Presidentit të vendit dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë dhe theksohet se do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

Aktorët e teatrit Kombëtar sot kanë paralajmëruar qeverinë Rama për trazira si dhe do të uzurpijnë teatrin.
Një përfaqësi e tyre i kanë dërguar një letër Presidentit dhe kryetarit të Kuvendit duke kërkuar që të anulohet vendimi për prishjen e godinës. Ata paralajmërojnë se nëse deri ditën e premte nuk do të kthehet një përgjigje, do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

“Kemi përgatitur një letër të hapur. Është letër e konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtuar presidenti Ilir Meta dhe krerëve të grupeve t PS-LSI dhe PD”, tha një nga artistët.

I pranishëm në Komision ishte dhe aktori i nderuar Robert Ndrenika, i cili me tone të ashpra kritikoi mungesën në sallë të ministres Kumbaro dhe nënvizoi se skema që po ndiqet për teatrin është vjedhje e pastër.

“Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të nisë lufta, jo me Korenë e Veriut. Unë erdha me mendjen që edhe të hyja në debat dhe të arsyetoja me të, kurse ata s’vinë fare. Di të them që partneriteti publik privat, me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Pa marrë parasysh opinionin tonë, një arbitraritet që ç’të të them. S’na përfill kush, na përbuzin, s’na përfillin. Kjo është grabitje. Ajo tokë është e komunitetit teatror. Kanë lënë kockat njerëzit atje dhe të vijë një Fusha, mali apo kodra dhe ta grabisi, këtu më lë shteg të mendoj se duan të vjedhin Kryeministri, ministresha dhe kryetari i bashkisë”, tha Ndrenika.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit, deputetja Albana Vokshi tha se “skandali më i madh është se gjithë pjesa e sipërfaqes së tokës së teatrit do i jepet privatit”.

“Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit. Përderisa ministrja ka refuzuar që të vijë ka shprehur gatishmërinë të paraqitet në datat 19 dhe 20, pas një jave, doja të njoftoja mbledhjen tjetër në datë 19 dhe do propozoja që të mos bëhet këtu por në ambientet e Teatrit ku të gjithë ju do keni mundësi të dëgjoni shkëmbimin e mendimeve rreth këtij projekti në këndvështrimin tonë mafioz”, tha Vokshi.