Aksidente në Elbasan dhe në Bilisht, nuk ka persona të lënduar

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Bilishtit pasditen e sotme (2 shtator).

Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy makina, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Mësohet se si pasojë e aksidentit dëmet materiale janë të shumta, ndërsa shkak dyshohet lagështia në rrugë dhe parakalimi i gabuar.

Policia është duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë pak më parë gazetarja e RTV Ora, Edisona Skënderi nga Elbasani raportoi se një aksident ishte regjistruar edhe në aksin Elbasan- Labinot.

Një makinë kishte dalë nga rruga dhe për pasojë kishte përfunduar në oborrin e një banese.