Aksident në Tiranë, makina përplas 17-vjeçarin

I mituri është çuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një aksident ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Një makinë ka përplasur 17-vjeçarin, i cili ishte duke ecur me biçikletë.

I mituri është çuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, transmeton Mapo.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 18:35, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mjeti autobuz me drejtues F.G., ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin e mitur me iniciale G.R., 17 vjeç, i cili ndodhet ? në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.