Aeroporti i Stambollit me më së shumti fluturime në Evropë

"Përsëri udhëheqësi i javës!", shkroi në Twitter operatori i Aeroportit të Stambollit IGA

Aeroporti i Stambollit regjistroi numrin më të lartë të fluturimeve në Evropë nga 28 nëntori deri më 4 dhjetor, sipas Organizatës Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore (EUROCONTROL), transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroporti regjistroi 471 fluturime më 28 nëntor, 542 fluturime më 29 nëntor dhe 496 fluturime më 30 nëntor, sipas EUROCONTROL.

Ai regjistroi 423 fluturime më 1 dhjetor, 498 fluturime më 2 dhjetor, 483 fluturime më 3 dhjetor, ndërsa 570 fluturime u regjistruan të premten.

“Përsëri udhëheqësi i javës!”, shkroi në Twitter operatori i Aeroportit të Stambollit IGA.

“Sipas të dhënave @eurocontrol, nga 28 nëntori deri më 4 dhjetor, ne jemi bërë aeroporti më i frekuentuar. Ne u urojmë të gjithëve shumë më shumë fluturime të shëndetshme dhe të sigurta!”, shtoi më tej.