Abdullah Eren: Këtë vit ardhjet në Turqi u rritën!

Kryetari i YTB Abdullah Eren publikoi një mesazh në të cilin ai uroi qytetarët turq jashtë vendit, patriotët, komunitetet mike dhe studentët ndërkombëtarë me rastin e Kurban Bajramit.

Abdullah Eren, Krytari i Turqve të Diasporës dhe Komuniteteve Mike (YTB), përcolli ​​një mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit. Kryetari i YTB Abdullah Eren publikoi një mesazh në të cilin ai uroi qytetarët turq jashtë vendit, patriotët, komunitetet mike dhe studentët ndërkombëtarë me rastin e Kurban Bajramit.

Eren, në mesazhin e tij, kujtoi se festa përkon me ardhjen e qytetarëve turq jashtë vendit në vendlindjen e tyre, Turqi. “Për qytetarët tanë të diasporës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, periudha e pushimeve verore përkon edhe këtë vit me Kurban Bajramin e bekuar. Prandaj, qytetarët tanë do të përjetojnë gëzimin e kthimit në atdhe dhe gëzimin e festës Bajramit së bashku këtë vit.” Abdullah Eren theksoi se numri i qytetarëve që vijnë në Turqi nga jashtë është rritur në këtë periudhë:

“Me ardhjen intensive të qytetarëve tanë në ditët e fundit, të dhënat për vitin 2019, para pandemisë, janë tejkaluar. YTB, institucioni i diasporës Turke, vazhdon të punojë brenda fushës së Projektit Memleket Yolu për qytetarët që vijnë.” -Tha Eren
Personeli i YTB-së dhe Policia Turke që flasin Turqisht-Serbisht dhe qytetarët që vijnë në atdhe këtë vit, janë të mirëpritur në kufijtë serbë dhe në Kapıkule; Ai theksoi se ata janë mbështetur në lidhje me përkthimin dhe riparimin i automjeteve deri te nevojat e tyre shëndetësore dhe ligjore. Abdullah Eren gjithashtu tha se YTB synon t’u ofrojë qytetarëve një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurt me sherbimin e faqes së internetit të memleketyolu.ytb.gov.tr, linjën telefonike të WhatsApp (+90 530 257 25 99) dhe shërbime të tjera.
Duke theksuar se Turqia ka lidhje me shumë komunitete patriote dhe mike, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug, me një koncept shumë të veçantë të quajtur gjeografia e zemrës, kryetari i YTB Abdullah Eren deklaroi se institucioni vazhdon punën e tij në këtë fushë, përkundër të gjitha kushteve negative të pandemisë, dhe tha: “ne vazhdojmë aktivitetet tona, veçanërisht në arsim, kulturë dhe punën me të rinjtë, duke i përforcuar edhe më shumë vlerat tona të përbashkëta. Shpresojmë që pas festës, projektet tona në këtë fushë do të rriten edhe më shumë. ”

Duke kujtuar se ata organizuan ceremoninë e diplomimit dhe Programin e Çmimeve për të Diplomuarit e Turqisë për studentët ndërkombëtarë që studiojnë në Turqi me Bursat YTB Turkey me pjesëmarrjen e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy në ditët e fundit, Eren tha se shumë projekte për studentët ndërkombëtarë në periudhën e arsimit do të zbatohen pasi pandemia të ketë humbur efektin e saj.

Më në fund, Abdullah Eren u shpreh; “Unë sinqerisht u uroj Kurban Bajramin studentëve tanë ndërkombëtarë, të cilët janë amaneti më i çmuar i prindërve të tyre në vendin tonë të dashur, diasporës tonë jashtë vendit dhe të gjithë botës Islame. Qoftë mirësi dhe begati për të gjithë!”.