Haradinaj: Babalen nuk e ekstradojmë në Shqipëri pa kaluar etapat ligjore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur gjatë vizitës së tij në Tiranë për mundësinë e ekstradimit nga Kosova të Albert Veliut,raporton Tema.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se pa kaluar të gjitha etapat ligjore nuk ka ekstradim të Albert Veliut.

“Në Kosovë pushtetet janë të ndara. Politika ndërhyn pasi merr vendim drejtësia”- tha ai.

Albert Veliu, i njohur si Babalja, shfaqet në audio përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.

Ai ka kërkuar azil politik në Kosovë, ndërkohë që ndaj tij në Tiranë kanë nisur hetimet.