Së fundi ka qenë një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, që duke folur për “Zërin e Amerikës”, ka komentuar debatin më aktual në rajonin e Ballkanit.
Ai kërkoi që palët të lënë mënjanë retorikat negative dhe të përqendrohen për gjetjen e marrëveshjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.
“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive”, thuhet në deklaratën e DASH për “Zërin e Amerikës”./topchannel