Shqiptarët e Kosovës po preferojnë Shqipërinë më shumë, mbi 300.000 hyrje më shumë se në 2020

Në maj 2021, hyrjet e shtetasve nga Kosova rezultojnë 143 mijë e 970, ndërsa në maj 2020, shifra ishte 6 mijë e 457, si dhe në maj 2019, 78 mijë e 878.

Shqiptarët e Kosovës kanë përmbysur ndjeshëm shifrën e hyrjeve në Shqipëri, jo vetëm sa i takon vitit të shpërthimit të pandemisë, por edhe vitit 2019!

Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave, në janar – maj 2021 ka pasur 525 mijë e 359 hyrje të shtetasve nga Kosova; 336 mijë e 714 më shumë se në vitin 2020, si dhe 130 mijë e 260 më shumë se në pesëmujorin e parë të vitit 2019.

Trendi në fakt duket të vijojë edhe për pjesën e mbetur të vitit. Në maj 2021, hyrjet e shtetasve nga Kosova rezultojnë 143 mijë e 970, ndërsa në maj 2020, shifra ishte 6 mijë e 457, si dhe në maj 2019, 78 mijë e 878. /scan