535 raste të reja, humbin jetën dy persona

Dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 535 raste të reja nga 6173 testime të kryera në 24 orë.

Rastet janë në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.

Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 535
Të shëruar në 24 orë 122
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6173

Testime totale 985,705
Raste pozitive 138,132
Raste të shëruara 131,042
Raste Aktive 4615
Humbje jete 2,475

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1781
Shkodër 739
Vlorë 416
Fier 409
Durrës 261
Elbasan 239
Lezhë 217
Berat 164
Gjirokastër 144
Korçë 101
Kukës 88
Dibër 56