33 shkollat që do t’i nënshtrohen rikonstruksionit të plotë

Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria do të rikonstruktojë 33 shkolla në të gjithë vendin.

Me qëllim ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria do të rikonstruktojë 33 shkolla në të gjithë vendin.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se vlera e financimit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2019 është financimi që jepet për 2019 për projekte të reja  që shkon për arsimin bazë, atë të mesëm, përgjithshëm dhe në drejtim të sportit(në kuadër të ambienteve shkollore).

Vlera e financimit nga Njësitë Qendrore vendore për vitin 2019 përfaqëson  kontributin financiar të  bashkisë, në vlerën e plotë të projektit si  bashkëfinancim i projektit që merret përsipër të paguhet nga buxheti  i vetë aplikuesit/autoritetit kontraktor në vitin 2019.

Kështu, së shpejti do të nisin punimet për rikonstruktimin e shkollave falë kësaj thirrje të parë për grantet “Arsimi” do të zbatohet deri në 2020. Ky buxhet do t’i dedikohet vetëm shkollave për rikonstruksion, jo ndërtimit të shkollave të reja në mënyrë që të përmbyllen më shumë nevojat që shkollat kanë aktualisht. Vlera totale e financimit shkon në masën e 365,313,224.

Më poshtë gjenden të gjitha emrat e shkollave, të renditura sipas qarqeve përkatëse, raporton ATA.

Qarku Berat

Rikonstruksion i shkollës “18 Tetori”, Kuçovë

Urë Vajgurore- Shkolla 9-vjeçare “Azbi Shehu”

Qarku Dibër

Bashkia Klos/ Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Shaban Çollaku”.

Bashkia Tropojë/ Shkolla “Asimj Vokshi” , palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin “Asim Vokshi”.Rikonstruksioni i shkollës “Tinka Kurti” në Lekbibaj.

Bashkia Kukës/ Ndërtimi i terreneve sportive të shkollës “Shtigjen”.

Qarku Durrës

Bashkia Shijak/ Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Adem Sabli”, fshati Borakë

Bashkia Krujë/Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare  dhe ndërtim palestre, Thumanë

Qarku Elbasan

Bashkia Elbasan/Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo”.

Bashkia Peqin/ Rikonstruksion dhe ndërtim palestre Shkolla e mesme “Mustafa Kemal Ataturk”, Pajovë.

Bashkia Librazhd/Shtesa anësore 3 kate dhe ndërtim palestre për shkollën 9-vjeçare “Vilson Blloshmi”.

Qarku Fier

Bashkia Lushnje/ Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët”.

Rikonstruksion i shkollës së bashkuar “Thanas Bozo” dhe ndërtim palestre, Kolonjë.

Bashkia Roskovec/Rikonstruksion godine dhe ndërtim palestre gjimnazi “Adem Vrapi”.

Bashkia Divjakë/ Rikonstruksion dhe shtesë anësorë 2 kate i shkollës së mesme të bashkuar “Mihal Nako”, fshati Fier Seman Gradisht.

Ndërtim kopshti me drekë në Çermë, Sektor

Bashkia Fier/ Rikonstruksion i shkollës së mesme “Jovan Ndreko”, Libofshë

Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Penolopi Pirro”.

Bashkia Patos/ Rikonstruksion i shkollës “Mustafa Matohiti”.

Qarku Korçë

Bashkia Pogradec/ Rehabilitim i shkollës së mesme “Gjergj Pekmezi”.

Bashkia Pustec/ Rikonstruksion i shkollës së mesme të bashkuar, Pustec.

Bashkia Kolonjë, rikonstruksioni i shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, Ersekë.

Bashkia Korçë/ Rikonstruksion  i shkollës 9-vjeçare “Nuçi Naçi”, 3 kate shtesë për palestër.

Bashkia Kurbin/Rikonstruksion i plotë i shkollës 9-vjeçare “Mark Trothi”.

Bashkia Lezhë/Rikonstruksion i shkollës së mesme të bashkuar “Ishull Lezhë” dhe ndërtim palestre

Bashkia Mirditë/Rikonstruksion i plotë i kompleksit të godinave 1, 2., 3 dhe shkolla “Pashko Vasa” Rrëshen. Rikonstruksion dhe sistem ngrohje, palestër dhe sistem ambienti shkolla e mesme e bashkuar “Ndrec N.Gjoka”, Fan.

Qarku Shkodër

Bashkia Malësi e Madhe/Rikonstruksion i shkollës “Vasil Shanto”, fshati Vrrakë.

Bashkia Fushë-Arrëz/Ndërtim i palestrës dhe ambiente sportive, shkolla e mesme “70 vjetori i Pavarësisë”.

Qarku Tiranë

Bashkia Kavajë/ Rindërtim i shkollës 9-vjeçare, Golem Kavajë.

Bashkia Vorë/ Rikonstruksion i plotë dhe shtesë shkolle “Valdin Lamaj” Domje. Rikonstruksion i shkollës “24 Maji” dhe ndërtim palestre.