“1000 karafila të bardhë grave në Berat”

Partia Demokratike e Shqipërisë ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar gratë dhe nënat beratase.

Me mesazhin “Ndryshimi fillon nga gratë” dhe me firmën e kryetarit të PDSH-së Lulzim Basha, 1 000 karajfila u shpërndanë sot nga të rinjtë e forumit të PD-ë Berat dhe forumit të gruas demokratike. Djem e vajza të forumit të PD-së Berat,kanë shëtitur në rrugët dhe lokalet e qytetit,ku duku u uruar grave “Gëzuar 8 Marsin”,u kanë shpërndarë edhe karajfilat me dedikimim e Bashës, raporton Top Channel.

Mesazhi i përcjellë prej tyre me lule jo vetëm që është mirëpritur nga gratë por edhe i ka emocionuar ato sepse nuk e prisnin një surprizë të tillë. Të gjitha gratë beratase,që rastësisht u bënë pjesë të kësaj surprize të bukur,kanë falenderuar të rinjtë e PD-së Berat për këtë nismë të mrekullueshme të ndërmarrë pikërisht sot,në ditën e 8 Marsit.