Zyrtari i lartë i DASH mbërrin në Shqipëri, shkon në kryeministri për të takuar Ramën, më pas tek Basha

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri.

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ka mbërritur në Shqipëri.

BalkanWeb mëson se zyrtari i lartë i SHBA ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama, kurse me kreun e PD, Lulzim Basha, takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në selinë blu.

Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune.

Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.