Vetëm një vit zgjati aventura e Maurizio Sarrit në pankinën e Chelseat. Italiani u rikthyer në Serie A dhe mori drejtimin e Juventusit, ndërsa “Blutë e Londrës” vendosën t’i besojnë një emri shumë të dashur të tifozëve.
Frank Lampard është zyrtarisht trajneri i ri i Chelseat. Ish-mesfushori i madh ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe është gati të nisë këtë aventurë shumë emocionuese.
“Jam tmerrësisht krenar që u riktheva. Të gjithë e dinë se sa e dua këtë klub. Kam ardhur për të punuar fort dhe për t’i dhuruar trofe Chelseat”, ishin fjalët e para të trajnerit 41-vjeçar