Zyrat e Auditimit të Maqedonisë dhe Turqisë firmosin marrëveshje bashkëpunimi

Me marrëveshjen e arritur, mes dy institucioneve do të organizohen programe trajnuese, punëtori dhe revizionime të përbashkëta, ndërsa synohet zhvillimi i bashkëpunimit profesional dhe teknik

Zyrat e Auditmit të Maqedonisë dhe Turqisë firmosën marrëveshje bashkëpunimi në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes që u mbajt në objektet e Zyrës së Auditimit të Maqedonisë, morën pjesë zëvendëskryetari i kësaj zyre Naser Ademi, kreu i Zyrës së Auditmit të Turqisë Seyit Ahmet Baş, si dhe përfaqësues nga këto dy zyra.

Me marrëveshjen e arritur, mes dy institucioneve do të organizohen programe trajnuese, punëtori dhe revizionime të përbashkëta, ndërsa synohet zhvillimi i bashkëpunimit profesional dhe teknik.

Në fjalën e tij, Baş përshëndeti marrëveshjen, ndërsa tha se ajo do të jetë hap për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit tashmë të afërt mes dy institucioneve.

“Në periudhën në vijim, bashkëpunimi ynë i afërt me Zyrën e Auditimit të Maqedonisë do të vahzdojë të rritet, kurse do të realizojmë shumë aktivitete në fushën e revizionimit”, tha Baş.

Zëvendëskryetari i Zyrës së Audimit të Maqedonisë, Ademi, po ashtu përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar.