Zoran Zaev: Vizita e Papës, njohje e Maqedonisë së Veriut në vendet globale progresive

Sipas kryeministrit Zaev, Vatikani, Evropa dhe e tërë bota i njohu vlerat, bukuritë e kulturave të ndryshme, komuniteteve etnike e feve të ndryshme që jetojnë në një shoqëri për të gjithë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën për media referuar vizitës së sotme të Papa Françeskut në Shkup, ka deklaruar se vizita historike e Papa Françeskut është njohje e madhe për vendin që mori Maqedonia e Veriut në komunitetin global të vendeve progresive, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në media qendrën e shtëpisë së ushtrisë së vendit, Zaev theksoi se vendi i tij sot edhe njëherë është në fokusin e vëmendjes botërore.

“Vizita e shenjtërisë së tij, njeriu i parë i kishës katolike dhe shtetit të Vatikanit, Papa Françesku, si fillim vizita historike e vendit tonë nga një Papë është njohje e madhe për vendin që Maqedonia e Veriut mori në komunitetin global të vendeve progresive”, deklaroi Zaev.

Sipas kryeministrit Zaev, përmes vizitës së Papa Françeskut në vend, Vatikani, Evropa dhe e tërë bota i njohu vlerat, bukuritë e kulturave të ndryshme, komuniteteve etnike e feve të ndryshme që jetojnë në një shoqëri për të gjithë.

“Me vet liturgjinë me të cilën Papa Françesku i bekoi besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët e tjerë me vullnet të mirë është një shprehje e respektit për unitetin e vendit tonë që e ushqejmë me shekuj. Kjo është një nxitje e fuqishme dhe mbështetje për të gjithë ne. Kjo është një mesazh që iu dërgua botës nga qindra gazetarë dhe ekipe televizive të cilët në këtë ditë historike ishin në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaev.

Papa Françesku, i cili sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut, në adresimin e tij para zyrtarëve të lartë dhe korit diplomatik të këtij vendi, deklaroi se “Maqedonia e Veriut është një urë midis Lindjes dhe Perëndimit, si dhe është vendi ku tubohen rrymat kulturore dhe ku bashkohen shumë tipare të veçanta të këtij rajoni”.

Papa Françesku në fjalimin e tij në pallatin presidencial, por edhe në liturgjinë që e mbajti në sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit, shoqërinë multifetare të këtij vendi e përcolli si model për rajon.Zaev: Vizita e Papës, njohje e Maqedonisë së Veriut në vendet globale progresive

I pyetur nëse kjo porosi e Papa Françeskut shihet si përforcim në përpjekjet e integrimeve evropiane të vendit, Zaev u përgjigj: “Ne këtu zbatuam shumë vlera evropiane. Një nga vlerat më të mira evropiane këtu ështe thesari ynë, që është shoqëria multietnike që jeton së bashku, mbështesin njëri-tjetrin dhe besojnë në vlerat e traditave dhe kulturave të ndryshme, që edhe është vlerë e lartë e shoqërisë sonë multietnike. Për ne kjo është pjesa më e mirë e Bashkimit Evropian, të jetojmë së bashku me të gjitha dallimet”.

Kujtojmë se Papa Françesku zhvilloi takime të ndara me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zaev, ndërsa në Shtëpinë Përkujtimore “Nënë Tereza” u takua me udhëheqësit fetarë, të afërmit e Nënë Terezës, si dhe me një grup të rrezikuar të qytetarëve.

Pasditen e sotme, Papa Françesku do të dërgohet me nderime të larta në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, ku dhe do të përfundojë vizita zyrtare e njeriut të parë të kishës katolike