Zoran Zaev: Negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE fillojnë në qershor të vitit 2019

Zaev theksoi se Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha vendeve anëtare njohën e Republikën e Maqedonisë si vend i ndryshimeve pozitive, procesit dinamik të reformave, inkluzivitetit dhe dialogut shoqëror

Këshilli i ministrave të punëve të jashtme i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), në seancën e sotme mori vendim që negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019, bëri të ditur Zaev në profilin e tij zyrtar të rrjeteve sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Edhe një ditë e madhe për Republikën e Maqedonisë. Edhe një mirënjohje e madhe për vendin tonë. Këshilli i ministrave të punëve të jashtme i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në seancën e sotme mori vendim që negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë në qershor të vitit 2019”, shkroi Zaev.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian dhe liderët e të gjitha vendeve anëtare njohën e Republikën e Maqedonisë si vend i ndryshimeve pozitive, procesit dinamik të reformave, inkluzivitetit dhe dialogut shoqëror.

“Shteti i cili me vullnet të fuqishëm, qëllimmirë politik zgjidh kontestet me vendet fqinje dhe një vend i qytetarëve të cilët treguan se kanë vizion qartë të shprehur për ardhmërinë evropiane”, theksoi Zaev.

Ai shtoi se rruga e refomave dhe ndërtimi i Maqedonisë si shtet me rregulla evropiane është një proces i pakthyeshëm.

“Mbetemi në kursin reformues. Para nesh kemi një qëllim konkret. Tani qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të thonë një “Po” të lirë dhe të fuqishme, për Maqedoninë Evropiane!. “Po” e Fuqishme për ardhmërinë e Maqedonisë, për ardhmërinë tonë të përbashkët”, porositi Zaev.

Po ashtu edhe komisari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, sot pasdite në një postim në rrjetet sociale shprehu kënaqësinë që Shqipëria dhe Maqedonia megjithatë do të fillojnë negociata aderuese për anëtarësim në Unionin në qershor të vitit 2019.