Zjarret në Shqipëri, aktualisht 13 vatra aktive

Në vendin tonë ka aktualisht 13 vatra aktive zjarresh. Shumë prej tyre nuk përbëjnë rrezik për banesat dhe jetët e njerëzve, lajmërojnë nga emergjencat civile.

Në Karaburun ka ende prani vatrash zjarri, por emergjencat civile bënë me dije se nuk ka rrezik për banesat.

Në Gjirokastër vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Në fshatin “Arshi Lengo”, ndërhyrja vijon edhe nga ajri me helikopter.

Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat. Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara.

Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave ka në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

Të gjitha këto vatra janë nën kujdesin e Forcave të Armatosura dhe Shërbimit Zjarrfikës.

IGJEUM bëri sot me dije se nesër ka nivel të lartë rreziku nga zjarret në disa qarqe, veçanërisht në Vlorë dhe në Gjirokastër.